Milan ka gati transferimin 25 milionësh në mesfushë!

AC Milan është favoritja kryesore prej 3 skuadrave italiane që kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Benficas, Julian Weigl.

Weigl u transferua tek Benfica janarin e kaluar nga skuadra e Borussia Dortmund por tashmë nuk është i lumtur me situatën tek skuadra portugeze pasi ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje nga 10 të mundshme me klubin luzitan.

Siç raporton Calciomercato.com, Milan, Inter dhe Juventus janë të interesuara për blerjen e kartonit të gjermanit i cili vlerësohet me një shifër prej 25 milionë eurosh.

Interesimin më të madh e ka shfaqur skuadra e Milanit dhe ka mundësi të mëdha transferimi duke marrë parasysh pagën prej 2 milionë eurosh në sezon që kërkon futbollisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here