Reali transferon yllin e Serie A për 80 milionë euro

Fabian Ruiz ka qenë një nga protagonistët e suksesit të madh të marrë nga Spanjë kundër Gjermanisë, një fitore historike 6-0 në të cilën mesfushori ka kontribuuar me tre asiste.

Drejtuesit e Napoli-t kanë kohë që duan ta blindojnë, por interesimi i klubeve të mëdha europiane për lojtarin është ndier edhe nga anët e Castel Volturno.

Don Balon ka folur verën e kaluar për një ofertë 80 milionë euro nga ana e Real Madrid, një mundësi që ka dështuar për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Oferta të reja për 24-vjeçarin mund të vijnë nga Madridi në sesionet e ardhshme të merkatos, me Napoli-n që do të provojë ta mbajë spanjollin të cilit i skadon kontrata në vitin 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here