Milik, dëshirë e Interit!

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik do të jetë një objektiv shumë i rëndësishëm për Interin gjatë merkatos së janarit, raporton Tuttosport.

Gazeta italiane raporton se polaku po shikohet si zëvëndësuesi ideal i Romelo Lukakut por ndoshta edhe si partneri i tij i ardhshëm pasi Lautaro Martinez edhe mund të largohet nga kjo skuadër.

Mirëpo për Neroazzurët një transferim i tillë nuk do të jetë aspak i lehtë për tu arritur pasi Napoli për shërbimet e sulmuesit të vet kërkon një shifër prej plot 25 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here