Reali futet në garë për Wijnaldum

Ngecja e bisedimeve për rinovimin e kontratës me Casemiron, ka detyruar Realin të kërkojë mesfushorë të ri dhe në shënjestrën e Zidane ka përfunduar Georginio Wijnaldum.

Holandezit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të sezonit dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

TodoFichajes, raporton se Perez është i gatshëm të mposhtë konkurencën duke transferuar Wijanldumin në merkaton e janarit. Mbetet ta shohim ku do të përfundojë holandezi në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here