Zyrtare, Isco në Serie A, luftë e ashpër mes dy gjigantëve!

Real Madrid tashmë edhe e ka bërë publike se gjatë janarit do të nxjerrë në shitje mesfushorin e saj, Isco Alarcon.

Sky Sport raporton se interesimi për spanjollin është shumë i madh mirëpo dy favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij mbeten gjigantët e Serie A, Inter dhe Juventus.

Nga Anglia interesim kanë shfaqur Arsenal dhe Everton mirëpo niveli dhe pjesëmarrja në Champions League e kanë shtyrë Iscon që të mendojë për një transferim në Itali ku beteja mes këtyre dy skuadrave duket shumë e zjarrtë.

Isco nuk bën pjesë më në planet e Zinedine Zidane dhe kjo është arsyeja pse Los Blancos kanë vendosur për shitjen e tij të menjëhershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here