Bombë: Agnelli ka gjetur zëvëndësuesin për Paolo Dybalan!

Paolo Dybala dhe Juventus duket se po kalojnë sezonin e fundit të bashkëpunimit në mes tyre për arsye se tashmë argjentinasi duket se ka gati zëvëndësin e tij në Allianz Stadium.

Bëhet fjalë për anësorin e skuadrës së Wolves, Adama Traore, emri i të cilit është lakuar shumë edhe gjatë verës së fundit mirëpo gjërat nuk arritën të konkretizoheshin për shkak të çmimit të lartë që kërkonte skuadra angleze për tu privuar nga shërbimet e tij.

Andrea Agnelli është lodhur me situatën që po kalon skuadra e tij dhe po kërkon që të ndërhyjë personalisht në merkato për të zgjidhur këtë ngërç në sulm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here