Dybala bën gati valixhet, Juventus ka gjetur pasuesin e tij

Paulo Dybala është njëri nga lojtarët më të përfolur saher që afrohet merkato.

Argjentinasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Biankonerët për rinovimin e kontratës dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Don Balon, raporton se Juventus ka gjetur pasuesin e Dybalas dhe bëhet fjalë për Adama Traore.

Traore po shkëlqen me Wolves dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Paratë e arkëtuara nga shitja e Dybalas, Juventus do ti përdor për afrimin e Traore, i cili ka kontratë me Wolves deri në vitin 2023.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here