Inter refuzon ofertën 50 milionëshe nga City!

Inter gjatë merkatos së kaluar ka bërë të ditur se ka refuzuar një ofertë 50 milionë euroshe nga skuadra e Manchester City për shërbimet e Alessandro Bastoni dhe tashmë janë duke i bërë gati atij një rinovim kontrate.

Siç raporton Corriere dello Sport, Manchester City ishte e gatshme që të ofrojë plot 50 milionë euro për mbrojtësin shumë premtues mirëpo Neroazzurët e bënë të qartë se ai nuk është në shitje.

21 vjeçari gjatë sezonit 2017-2018 ka qenë i huazuar tek skuadra e Parmas mirëpo tashmë është rikthyer tek skuadra e Antonio Contes dhe për trajnerin është shndërruar në një futbollist shumë të rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here