Atletico mposht Barcelonën në derbin e javës në La Liga

Atletico Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0.

Luis Suarez nuk ia doli që të luante nga minuta e parë, por shokët e ekipit fituan 3 pikë të arta duke treguar dhe njëherë se katalanasit nuk janë aty ku duhet.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk dhuroi shumë, por goli i fitores u shënua pikërisht në minutën e 4 shtesë. Atletico ndërmori një kundërsulm që gjeti të papërgatitur portierin  Ter Stegen dhe mbrojtjen e miqve.

Carrasco fitoi duelin e shpejtësisë me Ter Stegen që kishte lënë portën e tij dhe shënoi në portën e boshatisur nga një distancë prej 35 metrash për 1-0. Barcelona nuk arriti të barzonte rezultatin as në pjesën e dytë dhe 3 pikët e arta shkojnë për djemtë e trajnerit Diego Simeones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here