Juventus nuk heq dorë nga ylli i Milan!

Juventus duket se nuk e ka ndërmend nga dëshira për të siguruar shërbimet e mesfushorit të AC Milan, Hakan Calhanoglu.

Turku ka hasur në mosmarrëveshje të caktuara me skuadrën kuqezi sa i përket pagës së tij pasi rossonerët kanë deklaruar që nuk kanë mundësi të mëdha financiare për të përmbushur kërkesat e tij.

Tuttosport raporton se Juventus në asnjë çast nuk e ka larguar vëmendjen e saj nga ky futbollist i cili është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për shumë skuadra të mëdha europiane dhe largimi nga Milan këtë janar ose verën e ardhshme duket shumë i mundshëm të ndodhë nëse nuk i rritet paga siç dëshiron ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here