Rossonerët kanë gati blerjen e re nga Franca!

AC Milan ka bërë gati ofertën e re për futbollistin e skuadrës së Marseille, Florian Thauvin, me një synim që ta bindin atë të transferohet në San Siro.

Sipas raportimeve të Telefoot, Rossonerët i kanë ofruar Thauvinit një kontratë me afat 4 vjeçar ku futbollisti do të përfitojë rreth 3 milionë euro për çdo sezon.

Akoma nuk ka ndonjë përgjigje definitive nga francezi mirëpo gjëja e rëndësishme qëndron se Milan tashm është duke ndërmarrë hapa konkret për transferimin e tij.

Milan nuk është e vetme në këtë garë pasi edhe skuadra e Napolit ka shfaqur interesim për ish futbollistin e skuadrës së Newcastle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here