E bujshme, Piatek rikthehet në Serie A!

Krzystof Piatek duket se është shumë pranë rikthimit edhe njëherë në Serie A.

Kjo pasi skuadra e Fiorentinës është duke menduar për të përforuar sulmin e saj dhe është lakuar pikërisht emri i bomberit polak, raporton e përditshma italiane La Nazione.

Skuadra e tij aktuale, Hertha Berlin është shprehur e gatshme për të diskutuar për transferimin e tij, njëherë në një formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje për një shifër prej 18 milionë eurosh.

Në fillim për skuadrën La Viola u lakua edhe emri i Arkadiusz Milik mirëpo një transferim i sulmuesit të Napolit dukej shumë më i vështirë për të ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here