Romelu Lukaku mesa duket po pret me padurim të vijnë festat e fundvitit teksa është kapur duke veshur mbathje me temën e Krishtlindjeve gjatë fitores 2-0 të Manchester United ndaj Burnley-t të dielën.
Sulmuesi i United arriti të shënonte dy golat e fitores në Turf Moor duke hequr i dhënë pak frymëmarrje Jose Mourinho-s por nuk ishte paraqitja e tij ajo që u diskutua pas ndeshjes.
Por ishte zgjedhja e mbathjeve që është fotografuar kur ai po mundohej të shënonte tripletën në fund të takimit.
Tifozët janë fiksuar te mbathjet e tij teksa ai ka zbuluar bokserat e tij ku shkruhej “Let it Snow”, një këngë e vjetër e Krishtlindjeve.
Edhe për dy golat e tij është folur, por në rrjetet sociale janë marrë më tepër me të brendshmet e tij.