Juventus nuk dorëzohet nga futbollisti i Monakos, Fabinjo dhe vazhdon ta ndjekë atë me vëmendje në çdo ndeshje.
Fabinjo verën e kaluar ishte në prag të kalimit tek PSG, por që në momentin e fundit për shkak të rregullores së UEFA-s për Fair Play nuk u realizua transferimi i tij.
Juventusi gjithashtu kishe treguar interesim për Fabinjon, megjithatë biankonerët kishin të drejtë vetëm për një lojtarë me pasaportë jo europiane dhe vendosën për afrimin e Douglas Costa.
Megjithatë zonja e vjetër nuk dorëzohet nga lojtari Brazilian dhe do të mundohet ta ofrojë atë për faktin se edhe vet futbollisti është shprehur se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Monacon.
“Pres që ky të jetë sezoni im i fundit te Monaco. Nuk kam nënshkruar asgjë, mirëpo kam marrëveshje me një klub. Për momentin jam në Monaco por deri verës mund të ndodhin shumë gjëra”, ka deklaruar Fabinjo.