Humbja në “El Clasico” ka lënë pasoja të skuadra e Real Madrid, që ka ndërmend të bëjë një revolucion dhe i pari që do të preket është sulmuesi francez Karim Benzema.
E përditshmja spanjolle “Don Balon” bën me dije se para ndeshjes të humbur dje ndaj Barcelonës (Real u mund në “Santiago Bernabeu”, 0-3) presidenti Florentino Perez i ka kërkuar sulmuesit francez që të luajë mirë, në të kundërt do të largohet nga skuadra menjëherë pas këtij takimi.
Dhe humbja 0-3 në fushën e tij i ka kushtuar rëndë jo vetëm Realit, që ndodhet -14 pikë nga Barcelona por edhe sulmuesit francez, që duket se do të jetë i sakrifikuari i parë. Benzema pritet të largohet në merkaton e janarit që nis pas një jave, ndërkohë që Perez është në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Në shënjestër është sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi, për të cilin përflitet prej kohësh se do të shkojë në Madrid për të luajtur me “merengues”.