Diego Costa debuton me gol për Atletico Madrid (VIDEO)

Atletico Madrid është në prag të kualifikimit në fazën e 1/4 në Copa del Rey pasiqë dje regjistroi fitoren e bindshme 4-0 ndaj Leidas.

Të rikthyerit Costa iu deshën vetëm pesë  minuta që të regjistrohet në listën e golashënuesve. Ai u fut në lojë në minutën e 64 dhe shënoi në minutën e 69-të për 0-3.

Në listën e golashënuesve ishte edhe Diego Godin dhe Fernando Torres kurse golin e fundit e shënoi Griezmann.

Ndeshja kthyese në “Vanda Metropolitano” do të luhet me 9-të janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here