Lionel Messi ka bllokuar një transferim të mundshëm të Antoine Griezmann tek Barcelona duke përmendur Paulo Dybalan si një alternativë më të dobishme, raporton Don Balon.
Lionel Messi mendon se aftësitë e francezit nuk janë të preferueshme për lojën e Barcelonës dhe nuk do ti ndihmonte klubit që të fitonte trofeun e Champions League.
Megjithatë 30 vjeçari dëshiron që ta sjellë bashkëkombasin e tij Dybala në Camp Nou dhe argjentinasi dëshpërimisht dëshiron që të largohet nga Juventus.