Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe do të jetë dy muaj jashtë fushave pas lëndimit që mori në ndeshjen kundër Lyonit, bëjnë të ditur mediat Franceze.
19-të vjeçari u përplas me portjerin e Lyonit ku dhe e lëndoi gjurin, në rast se ky informacion vërtetohet Mbappe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Realit (14-të shkurt, 6-mars).
Sulmuesi i ri verën e kaluar u transferua nga Monaco te PSG dhe ka shënuar 9-të gola në 17-të ndeshje në kampionat dhe 4 gola në Ligën e Kampionëve.
PSG në ndeshjen kundër Lyon humbi 2-1, mirëpo parizienët janë bindshëm kryesuesit e tabelës.