Liverpool nuk janë në bisedime me Luan!

Liverpool nuk janë në bisedimet për të firmosur me sulmuesin e Gremios Luan, kjo sipas Liverpool Echo.

Kishte zëra që thonin se pas shitjes së Philippe Coutinhos tani Liverpool donin që të sillnin një tjetër brazilian në klub dhe sulmuesi i Gremios ka një klauzolë prej 18 milionë eurosh, shumë kjo e pranueshme për Liverpool.

Megjithatë nuk janë raportuar bisedime me lojtarin nga Liverpool, Luan është zgjedhur lojtari më i mirë i Amerikës Jugore dhe për brazilianin interesim kanë shfaqur Arsenal dhe Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here