Aymeric Laporte ka vendosur që të transferohet tek Manchester City gjatë këtij afati kalimtar të transferimeve, raportojnë mediat spanjolle.
Laporte, 23 vjeçar është parë si më i vlefshëm nga City sesa Jonny Evans për shkak të moshës së re së baskut.
Athletico Bilbao është e njohur për kokëfortësinë e saj që ti mbajë yjet e skuadrës, e për këtë arsye “The Citizens” janë gati që të paguajnë klauzolën prej 57 milionë funtash për ta sjellë lojtarin në Premier League.