Bisedimet mes Arsenalit dhe Borussias së Dortmudit për Pierre-Emerick Aubameyang janë drejt fundit.
Siç bëhet e ditur londinezët do të duhet ti paguajnë afër 70 milionë euro skuadrës së Borussia Dortmund që ta lënë të lirë sulmuesin nga Gaboni.
Vonesa e zyrtarizimit të Aubameyang në Emirates lidhet vetëm me të ardhmen e Oliver Giroud, që shumë pranë kalimit te Chelsea për 40 milionë euro.
Blutë e Londrës, në fakt, prisnin të merrnin Edin Dzekon, por rezistenca e Romës dhe e vetë futbollistit boshnjak, që kërkon kontratë deri në vitin 2020 e kanë detyruar Chelsean të përqendrohet tashmë te Olivier Giroud.