Pochettino dëshiron lojtarin e tij në Madrid!

Mauricio Pochettino është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrë së Real Madrid dhe duket se argjentinasi dëshiron që të marrë me vete yllin e skuadrës së Tottenham portierin Hugo Lloris, sipas Diario Gol.

Në mënyrë shokuese zgjedhja e Pochettinos nuk është Harry Kane lojtari që mendohej se argjentinasi do të donte ta kishte me vete por edhe Hugo Lloris do të ishte një ndihmë e madhe për madrilenët pasi që është një ndër repartet ku po hasin më së shumti vështirësi.

Nëse Mauricio Pochettino transferohet tek Real Madrid atëherë edhe ardhja e Harry Kane do të bëhej më e lehtë pasi sulmuesi ka deklaruar se nën drejtimin e argjentinasit nuk do ta kishte problem të ndërronte skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here