Real Madrid shënjestron sulmuesin gjerman!

Sulmuesi i RB Lepzig dhe njëkohësisht objektivi i Real Madrid Timo Werner definitivisht do të qëndrojë në Bundesligë edhe sezonin tjetër, deklaroi drejtori i klubit Ralf Rangnick.

21 vjeçari i kombëtares gjermane po kalon një tjetër sezon të mirë ku këtë vit ka shënuar 10 gola në 20 ndeshje dhe sezonin e kaluar kishte tundur rrjetën plot 21 herë.

Werner gjithashtu ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje me kombëtaren gjermane ku edhe u përfol shumë për një kalim tek Real Madrid ose Liverpool.

Por Rangnick deklaroi se Werner ka një kontratë deri më 2020 tek Leipzig dhe e ka ndërmend që ta rrespektojë atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here