Golashënuesi më i mirë për vitin e kaluar, Harry Kane më në fund arriti që ta thyejë mitin e pathyeshëm të Ronaldos dhe Messit.
Kane te Tottenham ka përfunduar pa dashje pas një gabimi nga skuadra e Arsenalit.
Arsene Wenger i cili është trajner te Arsenali për dy dekada, me siguri nuk ka qenë i vetëdijshëm se çfarë talenti ka pasur në klubin e tij, por trajnerët kanë konkluduar se ai nuk është i aftë që të luajë për Arsenalin.
Kane si fëmijë ka pasur ëndërr që të jetë Gunner. Ai është pranuar në akademinë e Arsenalit, por ata kanë konkluduar se ai nuk është i aftë mjaftueshëm.
Vendimin për largimin e tij e ka marrë ish lojtari i Arsenalit, Liam Brady dhe stafi i tij.
“Ishte bucko, nuk ishte tip atleti dhe për këtë shkak e bëmë gabimin më të madh. Edhe Tottenham e ka dërguar atë në huazim te skuadra të dobëta, por Kane ishte i vendosur dhe arriti ta ndërtojë një karierë të shkëlqyer. Atë dhe e meriton. Ne patëm mendim të gabuar për të, për shkak të pamjes së tij dhe kështu e bëmë gabimin më të madh në histori”, ka zbuluar Brady.