Arsenal në garë për mbrojtësin adoleshent!

Politika kryesore e klubit të Arsenalit është prodhimi i talenteve të rinj por tani “Topçinjtë” duket se po kërkojnë të blejnë talente nga skuadra të tjera.

Arsenali i është bashkuar garës për mbrojtësin e Hamburgut Josha Vagnoman, sipas raportimeve të The Sun.

Vagnoman, 17 vjeçar, mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe që tani ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane siç janë Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich.

Mbrojtësi vitin e kaluar luajti të gjitha ndeshjet në kampionatin botëror për U-17 duke shkëlqyer.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here