Les Ferdinand ish sulmuesi i Tottenham ka deklaruar se është i zhgënjyer sesi karriera e Mousa Dembele, duke e këshilluar që të ndjekë hapat e ish futbollistit të Tottenham Gareth Bale i cili ju bashkua Real Madridit.
Mesfushori Dembele erdhi nga Fulham në 2012 por karriera e tij ka pësuar rënie për shkak të dëmtimeve të shumta që ka përjetuar.
Përfaqësuesi i kombëtares belge kreu një operacion në kyçin e këmbës por u dëmtua përsëri në kupën EFL në ndeshjen ndaj Barnsley në shtator duke e mbajtur jashtë fushës për rreth një muaj.