Gonzalo Higuain ka shënuar dy gola në barazimin kundër Tottenham.
Megjithatë argjentinasi ka mundur të festojë edhe më shumë pasiqë ka pasur dy raste 100%. Ai e humbi një penallti duke goditur traversën, gjithashtu e humbi edhe një rast tjetër, por në fund mbeti vetëm me dy gola.
As këto dy gola nuk ishin të mjaftueshëm që Juventus të fitojë pasiqë Tottenham e barazoi ndeshjen. Higuain komentoi sot për ndeshjen.
“Lehtë është të flasësh për ndeshjen nga krevati. Deri 2-0 ishte çdo gjë ideale, pas 2-2 filluan komentet. Megjithatë neve nuk na intereson çfarë thonë të tjerët. Shkojmë në Londër që ta sigurojmë kualifikimin”, ka thënë Higuain.
Argjentinasi këtë sezonë ka shënuar 20 gola.