Arsenali ka bërë një ofertë për mesfushorin e Beshiktash Oguzhan Ozyakup, i cili shumë shpejtë do të jetë pa kontratë, sipas të përditshmes turke Aksam.
Ozyakup e ka filluar karrierën e tij me Arsenalin por e kishte të pamundur që të depërtonte në ekipin e parë dhe në vitin 2012 u transferua në Turqi tek Beshiktash.
25 vjeçari në me transferimin e tij tek Beshiktash u konfirmua si një nga lojtarët më të rëndësishëm në Turqi dhe kjo gjë ka bërë që Arsene Wenger të bisedojë me futbollistin për një rikthim të mundshëm tek Arsenal.