Arsenal dhe Chelsea janë duke vëzhguar nga afër ngjarjet që po ndodhin në bisedimet mes Shaw dhe Manchester United për rinovimin e kontratës, raporton Mirror.
Shaw mesa duket do të luftojë për një vend në anën e majtë të mbrojtjes, dhe në fund të këtij sezoni do të rinovojë kontratë e cila i skadon pas një viti.
Por me negociatat akoma që nuk kanë filluar, “Topçinjtë” dhe “Blutë” e Londrës mund të tentojnë të transferojnë futbollistin në qoftë se nuk bëhet ndonjë progres mes klubit dhe lojtarit.