E përditshmja katalanase Mundo Deportivo ka zbuluar se ylli i PSG, Adrien Rabiot ka qenë dy herë pranë transferimit të tij te Barcelona.
Gjatë kohës që Luis Enrique ishte trajneri i Barcelonës, katalanasit kanë dashur që ta transferojnë Rabiot por, francezi ka qenë ambicioz dhe ka kërkuar që të luajë në formacionin e parë, por një gjë të tillë nuk i është garantuar nga Barcelona.
Herën e dytë, Barcelona ka tentuar ta transferojë Rabiot kur PSG dhe Barcelona nuk po mund të arrinin marrëveshje për Verattin, mirëpo klubi parizien nuk e pranuar ofertën për të.
Francezi në ndeshjen e djeshme ishte njëri nga lojtarët më të mirë të PSG kundër Realit.