„Mjaft ishte, prisni ndryshime të mëdha në merkaton e transferimeve“

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” ka paralajmëruar ndryshime në merkaton e transferimeve.

Italiani do të kërkojë që klubet të jenë më transparente gjatë transferimeve të lojtarëve, gjithashtu ka kërkuar që klubet të investojnë në shkollat e tyre dhe jo të harxhojnë para në transferime të shtrenjta.

“Fillimisht do të vëndojmë rregullin e ri që klubet të jenë transparente për pagesat e agjentëve dhe menaxherëve. Gjithashtu do të sjellim edhe rregulla më rigoroze gjatë realizimit të transferimeve”, ka thënë Infantino.

Njeriu i parë i FIFA-s dëshiron që merkatoja verore të shkurtohet dhe të kufizohet merkatoja dimërore.

“Duhet të prisni që merkatoja verore të zgjasë  më pak. Tani merkatoja verore është e gjatë dhe mendoj se para fillimit të sezonit klubet duhet ta kenë të formuar skuadrën. Sa i përket merkatos dimërore do ta kufzojmë numrin e transferimeve. Merkatoja dimërore do të shërbejë për të përmisuar skuadrën, jo për rikonstrukcionin e saj. Nuk dua të shoh se si një lojtarë një gjiro të luajë në një klub, kurse javën e ardhshme në klub tjetër”, ka përfunduar italiani.

Këtë vit merkatoja e transferimeve do të mbetet e njejtë, kurse ndryshimet do të implementohen në fund të 2018-tës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here