Nëse Real Madrid dëshiron që me çdo kusht të transferojë sulmuesin e Tottenham Harry Kane atëherë mund të detyrohet që të paguajë një shifër të çmendur prej 268 milionë funtash, ka deklaruar The Sun.
24 vjeçari është në listën e dëshirave të kampionëve botëror dhe “Los Blancos” nëse e dëshirojnë futbollistin në Santiago Bernabeu atëherë duhet të thejnë edhe rekordin e transferimin të Neymar nga Barcelona tek PSG për plot 222 milionë euro.
Tottenham Hotspurs si duket nuk e ka për qëllim të nxitohet në këtë çështje dhe i ka bërë të qartë çdo skuadre që dëshiron të blejë Kane duhet të bëjë mirë llogaritë financiare.