Barcelona dëgjon ofertat për Gomes!

Barcelona gjatë kësaj vere është e gatshme që të dëgjojë ofertat për mesfushorin e saj Andre Gomes që mesa duket nuk është më në planet e Ernesto Valverdes, raporton AS.

Gomes u transferua tek katalanasit në Korrik të 2016 për shumën e 35 milionë eurove por që atëherë ka dështuar që të tregojë se me vlen aq para.

Transferimet e fundit të Coutinhos dhe Dembele i kanë shuar pothuajse të gjitha shpresat e portugezit që kishte për të siguruar një vend në formacion e Valverdes, por portugezi gjatë gjithë kësaj periudhe ka hasur vështirësi në lojën e Barcës duke mos arritur që të përshtatet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here