Wenger ka gjetur përforcimin e ri në Bundesligë

Shumë lojtarë të Arsenalit janë transferuar nga Bundesliga dhe duket se ky trend do të vazhdojë.

Arsene Wenger ka transferuar disa lojtarë nga Bundesliga, Granit Xhaka, Kolasinac dhe Aubameyang.

Por në verë “Topxhinjëve” mund ti bashkohet edhe Timo Werner. Gjermani luajti shkëlqyeshëm kundër Napolit në Europa League duke shënuar dy gola dhe kjo ka bërë që Wenger të aktivizohet.

Për Werner janë të interesuar Real Madrid, Chelsea,Liverpool dhe Manchester United. Arsenal nuk do ta ketë aspak të lehtë për të ardhur deri te firma e tij, por Wenger është i gatshëm të ofrojë 50 milionë paund.

Leipzig mund të kërkojë edhe më shumë në rast se përfundojnë sezonin e tyre edhe më mirë, Werner ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here