Atletico Madrid fiton në shtëpi ndaj Bilbaos!

Atletico Madrid vijon të ruajë ritmin e Barcelonës kryesuese, teksa ka mposhtur pasditen e sotme Athletic Bilbaon me rezultatin 2-0.

Në “Wanda Metropolitana” nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për skuadrën e Simeones, që zhbllokoi rezultatin vetëm në pjesën e dytë, pas golit të shënuar nga  braziliani Gameiro.

Në minutën e 80 ishte sërish Kevin Gameiro që asistoi për Diego Costa dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, duke i dhënë qetësi madrilenëve. Me këtë fitore, Atletico mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, 7 më pak se Barcelona e vendit të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here