E ardhmja e Pardew varet nga dy ndeshje!

Trajnerit të West Brom Alan Pardew i janë dhënë vetëm dy ndeshje afat për të shpëtuar vendin e tij në pankinë nga presidenti i klubit Guochuan Lai, raporton The Sun.

Rezultatet e dobëta janë grumbulluar dhe tani goditi skandali me Gareth Barry, Jonny Evans, Boaz Myhill dhe Jake Livermore të cilet supozohet se janë përfshirë në një vjedhje të një taksie në Barcelonë.

Presidenti i klubit ka qenë jashtëzakonisht i nervozuar me këtë aferë dhe i ka dhënë afat trajnerit vetëm dy ditë që të shpëtojë postin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here