De Vrij ka arritur marrëveshje me Inter!

Mbrojtësi i Lazios Stefan De Vrij duket se e ka arritur marrëveshjen me Inter që të transferohet tek ta gjatë verës, transmeton Gazzeta Dello Sport.

Klubi i Serie A bëri të ditur të hënën se i kanë ndalur të gjitha bisedimet për të rinovuar kontratën me futbollistin duke i lënë kështu rrugën e lirë që të largohet nga klubi.

Dhe Inter mesa duket mezi që e ka pritur këtë sinjal nga Lazio ku siç bëhet e ditur një marrëveshje është arritur, ku për 5 vjet De vrij do të përfitojë 4.2 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here