Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes beson se skuadra e tij nuk është favorite këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Jupp Henckes beson se Real Madrid, Barcelona, PSG dhe disa skuadra angleze janë favorite këtë sezon në Champions League.
Por, edhe pse nuk e përmend skuadrën e tij, ai thotë se ata dëshirojnë të vazhdojnë traditën e skuadrës gjermane në Evropë.
Skuadra e tij nesër do të takohet me Besiktas në Allianz Arena, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Champions League.
“Parashikimi i gjërave nuk është i lehtë, sepse ka shumë skuadra të mëdha me traditë në këtë garë”, tha Heynckes gjatë konferencës për media.
“Real Madrid, Barcelona dhe PSG janë favorit në këtë garë, por ne duam të vazhdojmë traditën”.
“Po ashtu janë edhe pesë skuadra angleze, të cilat kanë investuar shumë gjatë verës së kaluar dhe gjatë dimrit”, deklaroi në fund gjermani.