Montella: E vetmja mënyrë për ta ndalur Sanchezin është që ta vrasim atë!

Trajneri i Sevillas, Vincenzo Montella ka thënë me humor se nëse Sevilla do të ketë shanse për të mundur Manchester United të mërkurën atëherë duhet të “vrasë” Alexis Sanchezin.

Sevilla është nikoqire e ekipit te Jose Mourinhos në takimin e parë të këtij dueli të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve dhe Montella sugjeron se ekipi i tij duhet të tregohet më agresiv se që duhet, për të ndalur SanchezinRamon Sanchez Pizjuan.

“Mbase do ta vrasim ose të paktën ta dëmtojmë rëndë,” shprehet Montella në prag të ndeshjes.

Më pas tekniku italian ka treguar se Sanchezin në fkat e njeh moti dhe ka respekt të madh për të.

“E mbaj mend mirë Sanchez që prej kohës kur luante te Udinese. Ai është përmirësuar ndjeshëm që prej asaj kohe. Ai është një lojtar shumë i mirë kur vjen puna për tranzicionin e aksioneve dhe gjetjen e hapësirave, dhe ka një shpejtësi shumë të mirë në sulm”, citohet të ketë thënë Montella.

I pyetur rreth gjendjes së lojtarëve dt tij dhe problemeve që Sevilla ka pasur kohëve të ufndit me lëndime dhe mungea në formacion, Montella pohoi se “Correa është mirë. Të hënën ai nuk e përfundoi stërvitjen dhe kjo ishte më shumë preventivë, por të martën ai e stërviti si duhet. Ai mund të luajë, ashtu si Banega.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here