Kondogbia: Do të paguaj 25 milionë euro vetëm mos të kthehem te Interi

Futbollisti i cili është i huazuar te Valencia këtë sezonë, me deklaratën e tij ka shpjeguar se si është ndjerë në Milano.

Geoffrey Kondogbia që prej ardhjes së tij te Valencia si lojtarë i huazuar nga Inter, po luan shkëlqyeshëm.

Problemi i Kondogbia është se ai është lojtarë i huazuar, për shërbimet e tij Valencia do të duhet të paguajë 25 milionë euro dhe kjo është frika e tij se do të duhet të rikthehet te Interi.

“Nuk dua që të kthehem, jam duke mbledhur para që ti paguajë 25 milionë euro dhe mos të kthehem”, ka deklaruar francezi i cili u transferua te Interi për 40 milionë euro por nuk arriti ta tregojë veten.

“Te Inter për 2 vite u ndërruan 5 trajnerë, çdo vit e ndërrojnë skuadrën. Asesi nuk mund të adaptohesh dhe të luash në kontinuitet. Duhet stabilitet, që të vazhdosh më tutje, ti besosh lojtarëve dhe trajnerit edhe kur gjërat nuk hecin mirë”, ka deklaruar Kondogbia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here