Arthur: Transferimi në Barcelonë akoma i mundur!

Presidenti  i Gremios Romildo Bolzan mohoi zërat për arritjen e një marrëveshjeje prej 40 milionë eurosh, mirëpo Arthur deklaroi se një transferim akoma është në bisedime.

Arthur deklaroi se transferimi i tij tek Barcelona është në rrugën e duhur, mirëpo klubi i Gremios po e mohon një gjë të tillë.

Presidenti i klubit deklaroi se oferta prej 40 milionë eurosh nuk është aspak e vërtetë, duke nënkuptuar se transferimi nuk është i pashmangshëm.

Arthur u takua në dhjetor me drejtorin sportiv të Barcelonës Robert Fernandez, ku futbollisti pas këtij takimi postoi një fotografi ku kishte veshur një fanelë të Barcelonës.

Arthur ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe klubi brazilian e ka bërë të ditur se nuk do ta lë të lirë futbollistin për ndonjë çmim më të lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here