Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, Reali ka arritur marrëveshjen për transferimin më të madh për merkaton e verës.
Sipas mediave, Madrilenët kanë dërguar ofertë prej 180 milionë eurove për firmën e Harry Kane.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se presidenti i Spurs e ka pranuar ofertën dhe tani vendimi mbetet te Kane. Përveç kësaj “Los Blancos” janë të gatshëm ta bëjnë anglezin lojtarin më të paguar pas Ronaldos.
Gareth Bale do të largohet nga “Santiago Bernabeo” dhe karierën do ta vazhdojë te Manchester United ose Chelsea.