Portieri i Manchester United është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re, raporton The Times.
Përfaqësuesi i kombëtares spanjolle ka qenë shumë i përfolur për një kalim të mundshëm tek Real Madrid pas paraqitjeve të shkëlqyera që po bën me Manchester United.
Kontrata aktuale e De Geas skadon në 2019, por kontrata e re e cila i është ofruar ku pritet të përfitojë rreth 220,000 funta në javë duket se ka bërë që spanjolli të largojë skepticizmin dhe të bëhet gati për të nënshkruar me “Djajtë e Kuq“.