Torres gati për tu transferuar në Kinë!

Sulmuesi i Atletico Madrid mund të transferohet në Kinë tek skuadra e Dalian Yifang herët apo vonë, transmeton Marca.

Marrëdhëniet mes Fernando Torres dhe Diego Simeones kohëve të fundit duket se nuk janë shumë pozitive dhe 33 vjeçari po mendon të transferohet tani në Superligën kineze pasi afati kalimtar mbyllet në fund të këtij muaji në Kinë.

Kohëve të fundit shumë lojtarë nga Europa po tundohen që të luajnë në Kinë për shkak të mundësive të mëdha financiare që po kanë skuadrat kineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here