Real Madrid dje arriti fitore bindëse 4-0 kundër Alaves.
Mbretërit duket se janë rikthyer në formën e duhur pas një krize rezultatesh. Real me anë të Ronaldos erdhi deri te fitorja, por portugezi deshi që edhe Benzema të lë shenjën e tij në këtë fitore.
Francezi po kalon momente të vështira dhe shpesh është fishkëllyer nga tifozët. Por Ronaldo ka vendosur që ta ndihmojë atë dhe ti ja rikthejë atij vetëbesimin.
Portugezi kishte mundësinë të shënojë hat trick por vendosi që tja lë penalltinë Benzemas.
Ronaldo pointing at Benzema so the fans cheer for him and appreciate his assist! What a legend. ? pic.twitter.com/tzgCIDU6pD
— Kay (@RMPanther) February 24, 2018