Juventus do të takohet me përfaqësuesit e lojtarit Emre Can dhe nuk e ka ndërmend që të presë më shumë se një javë për të firmosur me gjermanin, raporton Gazzeta dello Sport.
Kontrata e Can përfundon në fund të këtij sezoni dhe një transferim tek Zonja e Vjetër duket shumë pranë pasi rinovimi me Liverpool është një mision thuajse i pamundur.
Por durimi i skuadrës juventine duket se është duket ardhur nga fundi dhe këtë gjë po e përcjellin shumë skuadra të Premier Leagues që në rast të dështimit të bisedimeve mes klubeve atëherë do të hidhen në sulm për përfaqësuesin e kombëtares gjermane.