Isco nuk është i kënaqur me statusin e tij në “Santiago Bernabeo” dhe dëshiron largimin, kurse Reali është i gatshëm ta përdorë atë si shkëmbim.
Isco për një kohë të gjatë nuk është i kënaqur në Madrid dhe po krijon probleme në skuadër.
Për Iscon ka interesim të madh, por sipas “Don Balon” Isco ka zgjedhur skuadrën e Chelsea. “Don Balon” shkruan se Alvaro Morata po kërkon shtëpi për Iscon afër shtëpisë së tij në Londër.
Real Madrid është gati ta shfrytëzojë situatën, pasiqë Madrilenët dëshirojnë transferimin e Hazard ose Courtois.
Mbetet ta shohim se a do të pranojë Chelsea një shkëmbim të tillë.