Rihapet gara për La Ligën!

Barazimi i mbrëmshëm i Barcelonës ndaj Las Palmas ka bërë që të shkurtohet distanca me Atletico Madridin për vetëm 5 pikë duke e rihapur kështu garën për titullin kampion në Spanjë.

Të gjithë menduan se çështja e titullit në La Liga është e mbyllur por një fillim jo i mbarë për Barcelonën në 2018 bëri që gjithçka të mbetet e hapur pasi Atletico Madrid është duke kaluar një formë fantastike.

Pas 3 ditësh këto dy skuadra do të kenë një përballje direkte dhe mund të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave pasi një fitore e katalanasve do të thoshte një shkëputje prej 8 pikësh dhe do të ishin më të qetë për të menduar për Champions League.

Atletico MadridBarcelonë shkon e qetë duke mos pasur asgjë për të humbur gjë që garanton një spektakël të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here