Barcelona fiton derbin kundër Atleticos por humbet Iniestan

Skuadra e Barcelonës në derbin e sotshëm kundër Atleticos arriti të triumfojë me rezultatin minimal prej 1-0.

Fitoren Katalanasve ja solli Leo Messi me një gol nga goditja e lirë, por në zhveshtore nuk pati festë pasiqë skuadra ka mbetur pa Andres Iniestan. Kapiteni u detyrua ta braktisë ndeshjen për shkak të dëmtimit, kurse sipas informatave më të reja, Iniesta do të mungojë për 1 muaj.

33 vjeçari këtë sezonë ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here