Formacionet zyrtare Malaga-Barcelona, mungon Messi

Malaga dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga, ku Lionel Messi është lënë në pushim shkaku i arsyeve familjare. 

Blaugranët janë mysafirë të Malagas në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Ernesto Valverdes vazhdon të jetë pa humbje në kampionat deri më tani dhe dëshiron fitoren e radhën në ndeshje ndaj Malagas.

Në anën tjetër, Malaga është në vendin e fundit dhe larg formës së sezoneve të kaluara dhe do të ishte e kënaqur edhe me një pikë.

Malaga: Roberto; Rosales, Luis Hernandez, Ignasi Miquel, F. Ricca; Iturra, Lacen, Samuel, Chory; D. Rolan, En-Nesyri.

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Paulinho; Coutinho, Suarez, Dembele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here